Please enter at least 3 characters.

Shpëtohet gruaja nga India që bashkëshorti e kishte mbajtur të mbyllur në tualet për një vit e gjysmë

2020/10/1-151.jpg

35-vjeçarja që ishte mbajtur e mbyllur në një tualet 2 me 2 për 18 muaj, është shpëtuar nga policia dhe zyrtarë të mirëqenies sociale në fshatin Panipatg në veri  të Neë Delhit, transmeton Telegrafi.

Bashkëshorti i saj Naresh Kumar, është arrestuar nga policia nën dyshimin se e kishte mbyllur kundër dëshirës së saj.

Kjo nënë e tre fëmijëve ishte detyruar të jetoj në kushte të mjerueshme, duke iu mohuar e drejta e ushqimit tri herë në ditë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policët gjetën gruan e shtrirë në dyshemenë e tualetit.

E bashkëshorti i saj ka thënë në stacionin e policisë se ajo është mendërisht e sëmurë, dhe se është detyruar ta mbyll për shkaqe sigurie.

Kur iu kërkua ta dëshmojë me ndonjë dokumentet që do të mbështesnin pretendimet e tij, ai nuk ishte në gjendje t’ua tregojë. /Telegrafi/