Please enter at least 3 characters.

Shpenzimet e shumta të Kylie në aeroplanë privatë dhe shtëpitë luksoze, pas skandalit të Forbes

2020/06/GettyImages-1147443307.jpg
205:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 06: Kylie Jenner attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli televiziv dhe njëherësh sipërmarrësja, Kylie Jenner, është akuzuar rreth statusit të saj si miliardere.

Revista Forbes ditë më parë kishte pretenduar se 22-vjeçarja nuk është miliardere, pasi i kishte fryrë të ardhurat nga biznesi i saj vetëm që të shkruhet në histori, shkruan Mirror.

Anipse revista ka hedhur akuza të rënda, një raport i ri nga Page Six ka supozuar se ajo ka mjaft para saqë edhe ka shpenzuar miliona kohët e fundit.

(Foto nga: Daily Record)

Një burim i brendshëm u kishte thënë atyre se Kylie ka shpenzuar rreth 50 deri 70 milionë dollarë në një aeroplan privat, për rastin e ditëlindjes së vajzës së saj gjatë muajit shkurt.

“Ajo shpenzoi pothuajse 130 milionë dollarë vetëm vitin e kaluar”, kanë thënë burimet e Page Six.

Kylie Jenner (Foto:  Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

Kylie deri më tani ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme në rezidencat e saj, 3.25 milionë dollarë në shtëpinë afër nënës së saj në Palm Springs, ndërsa tjetra arrin shumën prej 36.5 milionë dollarë në Homby HIlls të Kalifornisë.

Sidoqoftë, pas spekulimeve të Forbes, Kylie thuhet se nuk dëshiron të flasë me nënë e saj, Kris Jenner. /Telegrafi/