Please enter at least 3 characters.

"Shoplifters" fiton Palmën e Artë në Kanë

2018/05/Hirokazu-Koreedakane-e1526769496461.jpg
248:"CANNES, FRANCE - MAY 19: Director Hirokazu Koreeda attends the photocall for the Palme D'Or Winner during the 71st annual Cannes Film Festival at Palais des Festivals on May 19, 2018 in Cannes, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Juria e edicionit të 71-të të Festivalit të Filmit në Kanë, në krye me aktoren australiane, Cate Blanchett, ia ka ndarë Palmën e Artë filmit "Shoplifters" te regjisorit japonez, Hirokazu Koreeda.

Veterani i kinematografisë botërore, Spike Lee, ka marrë Çmimin e Madh (çmimin e dytë) me filmin "BlacKkKlansman", derisa regjisorja libaneze, Nadine Labaki, ka marrë çmimin e jurisë me filmin "Kafarnaum".

Aktori më i mirë është shpallur Marcello Fonte për rolin e tij në filmin "Dogman", me regji të Mattea Garronea, derisa aktorja më e mirë është shpallur Samal Yeslyamova.

Çmimin special e ka fituar regjisori Jean-Luc Godard, ndërsa Blanchett e ka përshkruar si "artist të filmit, i cili vazhdimisht e definon dhe i jep formë mënyrës se si duhet të jetë një film".

Meqenëse Godard nuk ishte i pranishëm, çmimin e morën producentët Fabrice Aragno dhe Mitra Farahani.

Njohjen për regjisorin më të mirë e mori regjisori Pawel Pawlikowski për filmin "Ida", derisa çmimin për skenarin më të mirë e fitoi "3 Faces".

Në garë për Palmën e Artë ishin 21 filma, ndërsa festivali është mbyllur me projeksionin e filmit "The Man Who Killed Don Quixote", me regji të regjisorit britanik, Terry Gilliam. /Telegrafi/