Please enter at least 3 characters.

Shoferi kap emigrantë në rimorkion e tij në Strumicë

2018/09/policia-mk-3-750x430.jpg

Më datë 29.01.2025 në ora 19:00 në Policinë e Strumicës, një shofer kamioni ka raportuar se pasi e ka parkuar veturën në parking, ka dëgjuar zëra dhe trokitje në rimorkio.

"Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Strumicë dhe Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug, ku ekipi i Drejtorisë doganore ka hequr vulën dhe në rimorkio janë gjetur katër emigrantë, dy prej të cilëve nga Pakistani dhe dy nga Siria", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/