Please enter at least 3 characters.

Përlotet Shkurta - i jepet në shfrytëzim një zyrë falas

Foto: YouTube

Në Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta Haxhiu, ka ndarë një histori tejet prekëse personale për rrugëtimin e saj për humanizëm, për t’iu dalë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar.

Ajo në dhomën e rrëfimeve, para publikut zbuloi se për shtatë vjet kishte fjetur në zyrë.

Banorja ka folur edhe rreth problemeve shëndetësore që i vuan vetë.

Foto: YouTube

“Çka më ka penguar është se kurrë askush nuk ka ardhur të më pyes si jam, a ke apo s’ke? Dhe në bazë të fizikut kanë menduar që kam. Pastaj, ka pasur edhe paragjykime për dyshime se jo i ka keqpërdorur ose s’i ka keqpërdorë”, deklaroi ajo.

E pas gjithë kësaj, asaj iu plotësua dëshira për të pasur një zyrë, meqë nuk kishte deri më tani.

E njëjta do të marrë në shfrytëzim falas një zyre për një vit, për të zhvilluar aktivitetin human.

Kjo pasi mori një letër si surprizë nga dikush pa emër që edhe ia mundësoi këtë, gjë që e gëzoi pamasë Shkurten. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com