Please enter at least 3 characters.

Shkup, 29 persona të lënduar në aksidente trafiku

2018/06/aksidente_1487587155-4100079.jpg

Një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa 28 persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore në 18 nga gjithsej 34 aksidente trafiku, që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.

Në 16 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 76 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, 49 shoferë që e kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 39 pa leje për vozitje, si dhe shtatë shoferë fillestar.

Për parkim të parregullt janë dhënë 141 gjoba, ndërsa me karrotrec janë larguar 99makina./Telegrafi/