Please enter at least 3 characters.

Shkup: 127 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik

2020/06/policia-mk-MPB-e1592553668607.jpg

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (14.09.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se gjithsej 127 gjoba janë vendosur në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 27 për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 11 për vozitje pa patentë shofer, 24 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 49 për parkim të paligjshëm.

"Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta", thonë nga MPB./Telegrafi/