Shkumbin Tafilaj, vjen me projektin muzikor “Pantarei”
Video projekti muzikor “Pantarei”, është një projekt me dedikim të posaçëm për kauzën sociale, në ftesën për të respektuar të drejtën individuale të zgjedhjeve në jetë, ngritjen e ndërgjegjësimit në masë për STOP njëanshmërive e paragjykimeve për komunitetin LGBTI, në Kosovë dhe regjion.
Melodi e zgjedhur me kujdes e magjishme dhe depertuese e kompozuar me mjeshtri nga kompozitori Florent Boshnjaku, e bënë “Pantarei”, refrenin e jetës dhe kohës.
Lirika e këngës “Pantarei”, shprehë dramën dhe zbret thellë në tragjedinë e komunitetit LGBTI në Kosovë dhe rajon, duke pasqyruar përditshmërinë dhe ndjenjën sublime të dashurisë e cila në ç’do rrethana mbetet e tillë “Dasshuri”.
Produksionet 2B STUDIO dhe MOMENTO FILM, janë realizues të konceptit artistik të zhvilluar nga Regjisoret: Bardhyl Bejtullahu dhe Lulzim Bejta , Drejtori i Fotogrfaisë: Lulzim Bejta, Kostumografija nga Disejnatorja: Njomëza Luci dhe MUA Sellma. I konceptuar si shprehje kontemporane artistike, koncepti regjisorial fletë me gjuhen e trupit për ndjenjen e dashuris brenda llojit të njejtë.

Me pjesëmarrje të veçantë të Aktorëve së Karrierës: Alban Ukaj, Neda Nikolic, Arta Selimi, Sarah Jusufi dhe Lumi Bekiri, balerinit:Alexander van Hemlok dhe fëmijëve:Drita Azemi dhe Drin Kelmendi , regjisoret shprehën një gjendje të jetës së dyfisht dhe proçesit të rritjes me të njëjtën forcë për të dashuruar.
Projekti muzikor “Pantarei”, është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë dhe Shqipëri.

