Please enter at least 3 characters.

Shkon në 45 numri i të lënduarve në Kuvendin e Maqedonisë

2017/04/dhuna-mk.jpg

Deri në 45 persona janë lënduar nga dhuna e sotme në Kuvendin e Maqedonisë. Mes të lënduarve ka deputetë, gazetarë, dhe zyrtarë policorë, të cilët janë dërguar në Klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e Klinikës, Jasminka Cabukovska tha se katër prej tyre janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm, ndërsa nga Ministria e Brendshme kanë thënë se po kontrollohen për të plagosurit të tjerë./Telegrafi/