Please enter at least 3 characters.

Shkëlqyen në Zvicër, tre futbollistë shqiptarë në formacionin e javës

Ka përfunduar xhiro e 35-të në Superligën e Zvicrës, me këtë kampionat që tani ka një kampion të ri.

FC Thun ka bërë befasinë më të madhe duke u shpallur kampionë.

Por në këtë xhiro kanë shkëlqyer edhe futbollistët shqiptarë, si dyshja e Sionit, Benjamin Kololli dhe Kreshnik Hajrizi.

Ndërkohë një tjetër shqiptar që ka shkëlqyer është edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Aliovski.

Këta tre futbollistë shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës nga SofaScore.

Kolilli ka marrë notë fantastike 8,3 pas golit të shënuar ndaj St Gallenit, derisa dyshja Hajrizi - Alisoki janë vlerësuar 7,9. /Telegrafi/