Please enter at least 3 characters.

Shije e patejkalueshme: Mish pule me jogurt të cilin duhet patjetër ta provoni

2017/11/Honey-Lemon-Chicken_2_landscape.jpg

Shije fantastike, nuk do t’i rezistoniPërbërësit:▪ 6 bërxolla pule, ▪ ¼ e filxhanit jogurt, ▪ 2 lugë majonezë, ▪ dy lugë të vogla mustardë (senf), ▪ një lugë lëng të freskët të limonit të shtrydhur, ▪ një lugë e vogël mjaltë, ▪ një lugë e vogël rigon.

Përgatitja:

Mishin shtypen dhe qitni erëza të thata. Ngrohni vajin dhe fërgoni mishin e pulës nga të dyja anët, në mënyrë të barabartë.

Jogurtin, majonezën, mustardën, lëngun e limonit, mjaltin dhe rigonin përzieni mirë dhe lini 15 minuta të qëndrojnë në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen dhe shijet të përziheni.

Rendisni bërxollat në pjatë dhe qitni salcën e përgatitur.

Shërbejeni me oriz të zier apo me makarona.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.