Shfuqizohet ndalimi i hetimit për rastin "Mazuti", Prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën
PTHP
PTHP
31/08/2026
Prokuroria e Lartë Publike në Shkup ka shfuqizuar vendimin për ndalimin e hetimit për furnizimin me mazut për TEC Negotinë.
Vendimi ishte kundërshtuar nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa hetimi përfshin 13 persona dhe një person juridik, për dyshime për keqpërdorim të procedurave të prokurimit publik dhe pastrim parash.
Prokuroria e Lartë ka konstatuar dobësi në ekspertizat mbi të cilat ishte bazuar vendimi për ndërprerjen e hetimit dhe ka urdhëruar Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ta vazhdojë procedurën, të mbledhë të dhëna shtesë dhe të kryejë ekspertiza të reja.


