Please enter at least 3 characters.

Shfuqizimi i fletarrestimit të Vulinit, presion i politikës ndaj drejtësisë

2016/01/shfuqizimi-i-fletarrestimit-t-euml-vulinit-presion-i-politik-euml-s-ndaj-drejt-euml-sis-euml_hd.jpg

Nëpërmes një njoftimi, prokuroria ka njoftuar se kanë pushuar hetimet, duke u arsyetuar me plotësimin e kushteve ligjore.

Vendimin për tërheqjen e fletarrestimit prokuroria e ka arsyetuar me faktin se Aleksandar Vullin ka hyrë përmes vijës hekurudhore Kralevë-Zveçan-Mitrovicë e Veriut, e cila është pikë e autorizuar për kalim kufitar.

KTV-ja paraprakisht kishte komunikuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, për këtë rast, mirëpo më vonë ai ka hezituar të japë detaje.

Po ashtu KTV ka kërkuar disa sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëse Vullin ka bërë kërkesë për të vizituar Kosovën dhe pse është tërhequr fletarrestimi, por as ministria e Bajram Rexhepit nuk kanë dhënë përgjigje.

Pushimi i hetimeve dhe tërheqja e fletarrestimit për Vullinin konsiderohet presion i drejtpërdrejtë i politikës mbi organet e pavarura të drejtësisë. /KTV/Koha/