Please enter at least 3 characters.

Shevchenko: Dua të kthehem te Milani si trajner

2020/05/GettyImages-1191070983.jpg
225:"BUCHAREST, ROMANIA - NOVEMBER 30: Andriy Schevchenko, manager of Ukraine arrives at the UEFA Euro 2020 Final Draw Ceremony at the Romexpo on November 30, 2019 in Bucharest, Romania. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko e ka konfirmuar dëshirën e tij se objektivë e ka që një ditë të kthehet si trajner te klubi kuqezi.

Shevchenko është sulmuesi më i suksesshëm i Milanit në 25 vitet e fundit, duke shënuar 175 gola në dy periudha dhe duke fituar një Ligë të Kampionëve mes viteve 1999 dhe 2009.

43-vjeçari është përzgjedhës i Ukrainës që nga viti 2016, ku së fundmi i ka siguruar kualifikimet në Euro 2020.

Sheva dhe Maldini duke festuar një gol së bashku

"Milani? Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi të përfundojmë këtë sezon”.

"Çdo lojtar duhet të japë gjithçka për të përfunduar mirë sezonin. Pas kësaj, ne do të shohim se çfarë ndodh më pas dhe çfarë do të ketë Milani i ardhshëm”.

“Dua të kthehem në Milan si trajner një ditë. Milani do të jetë gjithmonë në zemrën time, kam dashuri të madhe për tifozët e tyre”.

Andriy Shevchenko (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images)

“Ta shohim kur do të ndodhë, por një nga objektivat e mia është të kthehem te kuqezinjtë si trajner”.

"Tani për tani, unë jam duke menduar vetëm për Ukrainën. Unë jam i përqendruar  vetëm në  ekipin kombëtar", ka thënë ai. /Telegrafi/