Please enter at least 3 characters.

Shërohen 4 persona nga COVID-19, shkon në 63 numri i të shëruarve në Kosovë

2020/04/Koronavirusi-Covid19-klinika-infektive-foto-Ridvan-Slivova-16.jpg

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovësv(IKSHPK) ka bërë të ditur përmes një njoftimi se katër pacientë janë shëruar nga coronavirusi (COVID-19).

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në gjashtëdhjetë e tre, bën të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/