Please enter at least 3 characters.

Shearer flet për strategjinë mbrojtëse të Barçës kundër Chelseat

Legjenda angleze, Alan Shearer, ka kritikuar ashpër mbrojtjen e Barcelonës pas humbjes 3-0 ndaj Chelseat në Stamford Bridge në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.

“Kam parë shumë skema për të kapur kundërshtarin në pozitë jashtë loje, por kjo ishte absolutisht e çmendur”, ka thënë ish-sulmuesi i Newcastle United.

“Dukej sikur katër lojtarë qëndronin aty pa koordinim, si të pyetur: ‘Si do ta bëjmë këtë, djem?’ Nganjëherë është e pabesueshme sa lehtë Chelsea depërtoi dhe sa pakujdesshëm po reagonte mbrojtja”, përfundoi Shearer.

Problemet në prapavijë nuk janë të reja për Barcelonën këtë sezon.

Strategjia mbrojtëse e trajnerit Hansi Flick, që një vit më parë dha rezultate të shkëlqyera duke balancuar rrezikun me shpërblimin, duket se po humb efektivitetin.

Kjo humbje e rëndë i komplikon edhe më shumë synimet e katalanasve për të siguruar kualifikimin automatik në fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/