SHBA-të njoftojnë tërheqjen e afro 12 mijë trupave nga Gjermania
454:"A US flag is pictured on a soldier's uniform during an artillery live fire event by the US Army Europe's 41st Field Artillery Brigade at the military training area in Grafenwoehr, southern Germany, on March 4, 2020. - The 41st Field Artillery Brigade plans, prepares, executes and assesses operations to provide US Army Europe with long-range precision strike capabilities. (Photo by Christof STACHE / AFP) (Photo by CHRISTOF STACHE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images
29/07/2020
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për planet afatgjatë të tërheqjes së afro 12 mijë trupave nga Gjermania, të cilat do të vendosen në vende tjera të Evropës, shkruan euronews.
Ky vendim do të “plotësojë dëshirën” e presidentit amerikan Donald Trump i cili ka shprehur “dëshirën” për tërheqjen e trupave nga Gjermania, pas kritikave të shumta që gjermanët kanë dështuar të investojnë mjaftueshëm në mbrojtje, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se disa lëvizje pritet të ndodhin brenda këtyre muajve të ardhshëm, ku forcat ajrore dhe ato tokësore do të dërgohen në disa vende që tashmë kanë prezencë të trupave amerikane. /Telegrafi/


