Please enter at least 3 characters.

SHBA kritikon planet e Rumanisë për dëbimin e romëve

2016/01/f.0831201239676_m.jpg

Amnesty International dhe Qendra Rome për Intervenime Sociale thanë se qindra banorë romë në qytetin e Baia Mares kërcënohen të dëbohen.

Sipas tyre, plani prek njerëzit që jetojnë në vendbanime joformale në periferi të Baia Mares, ose që nuk kanë dokumente për të provuar se janë banorë të qytetit.

Ambasadori amerikan, Mark Henry Gitenstein, u bëri thirrje autoriteteve të gjejnë mënyra për përmirësimin e kushteve të strehimit për të gjithë, si dhe për respektimin e të drejtave të të gjithëve. /Telegrafi/