Please enter at least 3 characters.

SHBA: Assadi po e humb kontrollin

2016/01/f.0719090026308_m.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Daud Raxha, zëvendësministri i Mbrojtjes Asef Shavkat – kunati i Assadit- dhe gjenerali Hasan Turkomani u vranë në shpërthim e së mërkurës.

Ministri i Brendshëm Ibrahim al-Shar vdiq më vonë nga plagët e marra.

Një grup islamik kryengritës dhe Armata e Lirë Siriane morën përgjegjësinë për shpërthimin, njoftojnë mediat.

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet rreth një plani për ta larguar Assadin nga pushteti.

Ndërkohë, shefi i OKB-së Ban Ki-moon dhe i dërguari ndërkombëtar për konfliktin në Siri, Kofi Annan i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime të fuqishme në Siri para një votimi të një rezolutë të mbështetur nga Perëndimi e cila bën thirrje për sanksione.

Rusia dhe Kina pritet të vënë veton mbi rezolutën, që pritet të votohet sot. /Telegrafi/