Shaqiri u prit me flamur shqiptar (Foto)
09/01/2015
Xherdan Shaqiri u prit nga mijëra njerëz në aeroport, ku shprehu më pas edhe ngazëllimin me këtë fakt.
Shaqiri duket të ketë pasur sot edhe përkrahje shqiptare, pasi në ball të aeroportit shihej flamuri kombëtar shqiptar që sigurisht e ka emocionuar lojtarin shqiptar.
Xherdani pritet që të nënshkruajë të enjtën gjatë ditës për Inteirn pasi të ketë kryer testet mjekësore. /Telegrafi/


