Shaqiri i 'çmendur', në stërvitje me Zvicrën shënon gola identik sikurse në 'Euro 2016' (Video)
23/03/2017
Sulmuesi me prejardhja shqiptare, Xherdan Shaqiri, duket në formë të mirë pas kthimit nga lëndimi.
Xherdan Shaqiri kishte pësuar një lëndim në Ligën Premier, duke e lënë jashtë fushave për rreth tre muaj.
Megjithatë, ai tani është kthyer dhe në grumbullimin e tij me kombëtaren e Zvicrës duket në formë shumë të lartë.
Formën e tij të mirë e tregojnë edhe disa gola të shënuar në stërvitjen e sotme, ku i ka dhënë sinjale të qarta trajnerit Vladimir Petkovic se është gati për lojën e së shtunës.
Zvicra do të luaj si vendas ndaj Letonisë në kuadër të Grupit B për kualifikime në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Ndryshe, trajneri Petkovic për këtë ndeshje ka thirrur pesë futbollistë me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/


