Please enter at least 3 characters.

Shakira: James më bëri krenare

2016/01/shakira-james-m-euml-b-euml-ri-krenare_hd.jpg

Kolumbia arriti deri në çerekfinale të turneut botëror, ndërsa futbollisti i Monacos ishte zbulimi i këtij Botërori duke fituar ‘Këpucën e Artë’ me gjashtë gola të shënuar.

“Jam shumë krenare me vendin tim, mënyrën si qëndruam dhe ia treguam botës talentin e lojtarëve tanë. Jam krenare me lojën e drejtë që zhvilluam gjatë gjithë turneut dhe për mënyrën se si e treguam veten”.

“Dikush si James Rodriguez tregoi se nga vjen dhe u bë një nga yjet më të mëdha të turneut”.

“Si kolumbiane jam krenare që pashë ndoshta paraqitjen tonë më të mirë në histori të Kampionatit Botëror”, ka deklaruar Shakira. /Telegrafi/