Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti në finalen e madhe të 18 prillit
Katër banorë kanë arritur të sigurojnë vendin e tyre në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në fazën më vendimtare të këtij edicioni.
Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë finalistët që do të përballen mes tyre në natën finale të 18 prillit, ku do të vendoset edhe fituesi i çmimit të madh.
Pas shpalljes së finalistëve, atmosfera u mbush me emocione dhe festë. Katër finalistët shijuan një spektakël të veçantë me fishekzjarre, duke festuar rrugëtimin e tyre deri në finale.
Momenti u shoqërua me entuziazëm dhe emocione të forta, pasi secili prej tyre tashmë është vetëm një hap larg çmimit kryesor.
Gjatë spektaklit live, moderatori Ledion Liço njoftoi edhe hapjen e televotimit, duke iu drejtuar publikut që tashmë ka në dorë vendimin përfundimtar.
“Jeni ju ata që do zgjidhni fituesin, dërgoni në mesazh emrin e atij ose asaj që doni të fitojë çmimin e madh”, u shpreh moderatori, duke ftuar shikuesit të votojnë për favoritin e tyre.
Me afrimin e finales, gara mes katër finalistëve pritet të bëhet edhe më e fortë, ndërsa publiku do të ketë rolin vendimtar për të zgjedhur fituesin e këtij sezoni. /Telegrafi/


