Please enter at least 3 characters.

Sela për incidentin në Komunën e Bogovinës: Ngrihet në këmbë e gjithë kjo strukturo kriminelo-policore

2019/10/Ziadin-Sela-me-llogo.jpg

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në 'Facebook' ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm në Siniçan të Komunës së Bogovinës.

"Këto struktura kriminelo-policore të shtetit aspirant për në BE, nuk e kanë problem të bashkëjetojnë me mafien urbane dhe lejojnë të mbijnë vend e pa vend objekte pa leje qoftë përpara ambasadave të huaja e qoftë ne qendër të Shkupit, Tetovës apo Strugës", shkruan Sela, njofton Telegrafi Maqedoni.

E ngrihen në këmbë, shkruan Sela, e gjithë po kjo strukturë kriminelo-policore, për të penguar projektin për ujë të pijshëm për banorët e Siniçanit në Komunën e Bogovinës.

Ndryshe, Komuna e Bogovinës që nga viti 2017 drejtohet nga kryetari Albon Xhemaili i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/