“See You Again”, kënga më e suksesshme e vitit
Wiz Khalifa dhe Charlie Puth kanë dominuar në listën e videoklipeve më të shikuar të vitit në YouTube.
Kënga e tyre për filmin “Fast & Furios 7” – “See You Again” dhe aktorin e ndjerë Paul Walker ishte video e dytë sa i përket shpejtësisë deri në arritjen e 1 miliard klikimeve.
Kënga “Sugar” e grupit Maroon 5 ishte kënga e dytë më e suksesshme në YouTube sivjet, ndërsa Ellie Goulding, Major Lazer dhe Taylor Swift përmbyllin top-pesëshen.
Adele me hitin “Hello” të lansuar në fund të vitit ka arritur të futet në top-dhjetëshe.
Kjo është lista e videoklipeve më të shikuara në YouTube në vitin 2015:
1. Wiz Khalifa – ‘See You Again’ ft. Charlie Puth
2. Maroon 5 – ‘Sugar’
3. Ellie Goulding – ‘Love Me Like You Do’
4. Major Lazer & DJ Snake – ‘Lean On’ ft. MØ – ‘Lean On’ ft. MØ
5. Taylor Swift – ‘Bad Blood’ ft. Kendrick Lamar
6. David Guetta – ‘Hey Mama’ ft. Nicki Minaj, Bebe Rexha & Afrojack
7. Sia – ‘Elastic Heart’
8. Fifth Harmony – ‘Worth It’
9. Adele – ‘Hello’
10. Silentó – ‘Watch Me (Whip/Nae Nae)’
/Telegrafi/


