Please enter at least 3 characters.

Seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit dhe lëndët "Tarifa", "TNT" dhe "Titanik 3"

2017/03/Gjykata-Penale.jpg

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për tre lëndë të Prokurorisë Speciale dhe një të Prokurorisë Themelore.

Për ngjarjet e 27 prillit, lëndë të cilën e udhëheq Prokuroria Themelore të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe dy persona për nxitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar u panë video inçizime nga kamerat e "Stopanska Bankës", Kuvendit, si dhe televizioneve.

Ndërsa për lëndët e PSP-së për të cilat sot do të vazhdojë gjykimi janë "TNT", "Tarifa" dhe "Titanik 3"./Telegrafi/