Please enter at least 3 characters.

Së shpejti bateritë e celularëve të mençur do të mbushen brenda pak sekondave dhe do të zgjasin një javë

2016/11/1-565.jpg

Shkencëtarët e kanë zbuluar një proces të ri për krijimin e një baterie me super kapacitet dhe që mund të rimbushet më shumë se 30,000 herë.

Kjo metodë mund të shfrytëzohet në celularët e mençur, paisjet elektronike, si dhe në makinat elektrike, transmeton Telegrafi.

Procesi në fjalë është duke u zhvilluar nga një ekip i shkencëtarëve të cilët kanë zbuluar se bateritë e sotme të celularëve të mençur pas 18 muajve fillojnë të degradohen dhe e humbin baterinë më shpejt.

Sipas tyre, zëvendësimi i baterive aktuale me bateritë që kanë super kapacitet, do t'jua mundësojë mbushjen e celularit brenda pak sekondave dhe nuk do të keni nevojë ta mbushni për një javë.

Ardhja e këtyre baterive në treg, padyshim se do të ketë ndikim të madh në teknologji. /Telegrafi/