Se Mourinho e ka seriozisht aventurën me Romën, tregon edhe oferta e çmendur që e ka refuzuar nga Al-Hilal
29/06/2023
Jose Mourinho është një nga trajnerët më të kërkuar në futbollin botëror.
Aktualisht portugezi është në radarin e shumë klubeve nga Arabia Saudite, por duket se ai ka vetëm një qëllim: të vazhdojë projektin me Romën.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, “Special One” ka refuzuar një rrogë vjetore prej 30 milionë eurosh nga Al-Hilal pasi dëshiron të vazhdojë me klubin nga kryeqyteti italian.
Mourinho ishte qëllimi kryesor i klubi arab, i cili tash është fokusuar te Max Allegri i Juventusit.
Kujtojmë se Moruinho në sezonin e fundit e dërgoi Romën në finale të Ligës së Evropës, ndërsa një sezon më herë e kishte fituar Ligën e Konferencës. /Telegrafi/


