Please enter at least 3 characters.

Se mosha është vetëm numër e dëshmon 63-vjeçarja amerikane, një përdoruese e rregullt në TikTok

2023/06/TikTok-3.jpg

Një grua 63-vjeçare po çmend përdoruesit në TikTok me paraqitjen e saj.

Robin e cila vjen nga Teksasi, SHBA, poston imazhe dhe video të shumta në TikTok, ku vishet me stil dhe herë pas here pozon edhe me bikini, transmeton Telegrafi.

“Jam në të 30-tat e mia dhe jam dëshmi se nuk qëndron ideja tek mosha, por tek qëndrimi”, thotë Robin.

Ajo gjithashtu hodhi poshtë “mitet” rreth asaj që njerëzit mbi moshën 60-vjeçare konsiderohen “shumë të moshuar”.

Amerikania shkon në palestër, praktikon yoga dhe gjithashtu del në takime sikurse të gjitha gratë të çfarëdo lloj moshe.

“Jam 63-vjeçare por nuk ndihem e moshuar të bëjë gjëra që shoqëria mendon se jam shumë e vjetër t’i bëjë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/