Se dëmet ishin të mëdha pas shpërthimit të digës në Kherson e tregon edhe kjo video, shtëpia lundron në lumin Dnipro
06/06/2023
Pamjet e publikuara që po bëjnë xhiron në rrjet tregojnë momentin kur një shtëpi lundron në lumin Dnipro në rajonin e Khersonit.
Kjo vjen pasi diga në qytetin Nova Khakova që është e uzurpuar nga Moska u dëmtua gjatë natës duke shkaktuar përmbytje, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 17 mijë njerëz janë duke u evakuuar nga zonat e përmbytura pas shkatërrimit pjesërisht të digës së hidrocentralit Kakhovka.
Mbi 40 mijë njerëz janë në rrezik të përmbytjeve, njoftojnë autoritetet ukrainase. /Telegrafi/


