Please enter at least 3 characters.

Scaloni beson se Messi do të arrijë 1,000 gola në karrierën e tij

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për të ardhmen e Lionel Messit.

Sulmuesi 38-vjeçar gjeti rrjetën në një ndeshje miqësore kundër Zambias (5-0), duke shënuar golin e 902-të në karrierën e tij.

“Do të jetë një nder për mua të punoj me të nëse ai vendos që kjo do të jetë Kupa e Botës e tij e fundit. Sepse me të, nuk e di kurrë se çfarë të presësh. Të gjithë duan ta shohin dhe të shijojnë lojën e tij, dhe unë do të bëj gjithçka që është e mundur në mënyrë që ekipi ta mbështesë atë”, ka thënë fillimisht Scaloni.

“Kur të vijë koha, nëse ai vendos të vijë [në Kupën e Botës], do të ulemi dhe do të flasim sepse ai dëshiron të njëjtën gjë që duam edhe ne. Nëse vjen, do të dëshirojë të luajë. Le të shpresojmë se do ta shijojmë duke e parë të luajë nëse vendos të vijë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Për atë nëse Messi mund të shënojë 1,000 gola në karrierën e tij, Scaloni beson se një gjë e tillë mund të ndodh.

“Mendoj se ai do ta arrijë atë nivel. Nëse vazhdon të luajë, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem. Shpresoj që të vazhdojë të luajë sepse është i lumtur në fushë dhe të gjithë duam ta shohim. Sa gola shënoi, mbi 90 gola në një vit [në vitin 2012]? Ai mund ta arrijë këtë”, përfundoi trajneri i Argjentinës. /Telegrafi/