Please enter at least 3 characters.

Satya Nadella është drejtori i ri i Microsoft

2016/01/satya-nadella-euml-sht-euml-drejtori-i-ri-i-microsoft_hd.jpg

Nadella do të zëvendësojë drejtorin e deritanishëm të Microsoft, Steve Ballmer, i cili në gusht të vitit te kaluar njoftoi edhe zyrtarisht se ai do të largohet nga kompania brenda vitit.

Ai do të jetë vetëm drejtori i tretë në historinë e Microsoft, pas Ballmer dhe bashkëthemeluesit të kompanisë, Bill Gates. Gates do të lëviz në një rol tjetër këshillues.

Thuhej se Microsoft ishte duke i konsideruar edhe shumë kandidatë të tjerë të jashtëm, mirëpo përzgjedhja e kompanisë ka qenë për zëvendës presidentin e kompanisë për biznesin e saj të “Cloud and Enterprise”. / Telegrafi /