Please enter at least 3 characters.

Sarri: Ronaldo është ekzemplar

2020/01/GettyImages-1188813094.jpg
270:"TURIN, ITALY - DECEMBER 15: Maurizio Sarri, Manager of Juventus issues instructions to Cristiano Ronaldo of Juventus during the Serie A match between Juventus and Udinese Calcio at Allianz Stadium on December 15, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Chris Ricco/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka thënë se Cristiano Ronaldo  është një ekzemplar.

Bianconerët kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohen me Milanin ose Torinos, pas fitores 3-1  ndaj Romës.

Cristiano Ronaldo, Rodrigo Bentancur dhe Leonardo Bonucci shënuan në këtë ndeshje.

Maurizio Sarri . (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

"Ne patëm një pjesë të parë të mirë, por nuk dolëm nga dhoma e zhveshjes mirë".

“Pataj, ne përsëri u futëm në lojë. Gigi Buffon bëri disa pritje që konfirmojnë se ai është akoma në gjendje të mirë dhe një portier i nivelit të lartë”.

"Douglas Costa nuk ka ende 90 minuta në këmbët e tij, por duket se po përmirësohet. Ronaldo është në gjendje të jashtëzakonshme fizike dhe mendore, duke shënuar me ecuri të jashtëzakonshme. Në një nivel individual, unë nuk shoh se çfarë mund të përmirësojë te Ronaldo. Ndoshta në disa momente mbrojtëse”.

Festa e Juves pas golit të dytë

"Unë nuk mund të marr merita për formën aktuale të Ronaldos, ju mund t'i jepni merita vetëm nënës së tij për krijimin e një ekzemplari të tillë!", ka thënë Sarri. /Telegrafi/