Please enter at least 3 characters.

Sarri nuk do të lejojë largimin e De Ligtit nga Juventusi

2020/04/de-ligt-1.jpg

Matthijs de Ligt është duke u lidhur me një largim nga Juventusi në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sipas Daily Star, mbrojtësi holandez ka dështuar të tregojë vetën në sezonin e tij të parë te Zonja e Vjetër, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

De Ligt u transferua në verën e vitit të kaluar te skuadra italiane nga Ajaxi, mirëpo që nuk ka arritur të përshtatet edhe aq në filozofinë e tyre.

Përkundër kësaj, Maurizio Sarri thuhet se i beson shumë mbrojtësit holandez dhe nuk dëshiron shitjen e tij në afatin e kësaj vere.

Trajneri italian dëshiron t'i jap edhe një shans De Ligtit dhe në verën e vitit 2021 të vendoset për fatin e tij final. /Telegrafi/