Please enter at least 3 characters.

Salah u prezantua në stadiumin e mbushur plot të Trabzonsporit, 41 mijë tifozë krijuan një atmosferë për t'u mbajtur mend

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah u prezantua si përforcimi i ri i turqve të Trabzonsporit në një ceremoni spektakolare në stadiumin e tyre “Papara Park”.

Salah nënshkroi një kontratë dyvjeçare me gjigantin turk, sipas së cilës do të fitojë 17 milionë euro në sezon, me bonuse shtesë në bazë të performancës dhe 20 për qind të të ardhurave nga shitja e artikujve të klubit me emrin e tij.

Prezantimi në stadiumin ‘Papara Park’ u zhvillua në një shenjë euforie të vërtetë tifozësh.

Stadiumi ishte i mbushur plot dhe 41,000 tifozë të Trabzonsporit krijuan një atmosferë ‘djallëzore’ me fishekzjarrë dhe bomba tymi.

Salah hyri në fushë me një fanellë të klubit me numrin 10 në shpinë, duke përshëndetur një turmë entuziaste që e priti me brohoritje të zjarrta.


Ekranet LED dhe tabelat e rezultateve përreth stadiumit shfaqnin mesazhe mirëseardhjeje në turqisht dhe anglisht, ndërsa egjiptiani hapi krahët drejt tribunave dhe iu drejtua tifozëve me mesazhin se kishte ardhur për të fituar trofe.

Ky nënshkrim përfaqëson një nga transferimet më të zhurmshme në historinë e Superligës Turke dhe një rol të madh për Trabzonsporin në luftën për majën e futbollit turk. /Telegrafi/