Salah i tregoi portierit të Egjiptit se ku do gjuante Mane - senegalezi nuk ia doli të shënonte
06/02/2022
Senegali dhe Egjipti janë duke u përballur në kuadër të finales së Kupës së Kombeve të Afrikës.
Qysh në minutën e shtatë, senegalezët patën mundësinë e artë që të kalonin në epërsi, por dështuan.
Mohamed Abdelmonem bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë, derisa nga pika e bardhë topin e vendosi Sadio Mane.
Por, derisa ylli i Liverpoolit po bëhej gati të gjuante, Mohamed Salah iu afrua portierit të Egjiptit që t’i tregonte se nga do gjuante bashkëlojtari i tij.
Kështu, në minutën e shtatë, portieri Gabaski ia doli të priste penalltinë e Manes, falë ndihmës së bashklojtarit të tij, që po ashtu luan te Liverpooli. /Telegrafi/


