Sal Da Vinci prezanton Italinë në Eurovision 2026
Fituesi i edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos, Sal Da Vinci, do të përfaqësojë Italinë në Eurovision 2026 në Vjenë me këngën e tij “Per Sempre Si”.
Ai triumfoi në një garë me 30 këngë, duke fituar finalen me 22.2 për qind të votave, ndërsa vendi i dytë shkoi te Sayf me “Tu Mi Piaci Tanto” dhe vendi i tretë te Ditonellapiaga me “Che Fastidio”.
Sal Da Vinci, emri i vërtetë Salvatore Michael Sorrentino, është një artist i lindur në New York në 1969 gjatë një turneu të babait të tij, këngëtarit dhe aktorit të njohur Mario Da Vinci.
Ai debutoi në skenë që në moshën 7 vjeçare dhe ka luajtur në filma si "Il Motorino" (1984) dhe "Troppo Forte". (1987).
Pasioni i tij për muzikën e bëri të fokusohet plotësisht në këtë fushë.
Ai ka fituar Festivalin Italian të Muzikës në Canale 5 (1994), ka interpretuar në muzikale si "C’era Una Volta…Scugnizzi", dhe ka publikuar hite të mëdha, përfshirë "Se Amore E", "Non Si Fanno Prigionieri" dhe më e suksesshmja e tij, "Rossetto e Caffe", e cila ka arritur mbi 450 milionë klikime në platformat digjitale dhe është certifikuar dy herë platin. /Telegrafi/


