Please enter at least 3 characters.

Sadio Mane 'pëlqen' postimin që kritikon punën e Liverpoolit për transferime të verës

2021/07/Mane.jpg

Sadio Mane ka mbështetur tifozët e frustruar nga mungesa e veprimeve për transferime te reja nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.

Liverpooli ka qenë i qetë në tregun e transferimeve këtë verë, me vetëm Ibrahima Konate të transferuar deri më tani nga RB Leipzig.

Disa tifozë të Liverpoolit kanë shprehur zemërimin e tyre me mungesën e aktivitetit të transferimeve të klubit të tyre.

Sipas mediumit The Daily Express, edhe sulmuesi Mane i pëlqeu një postim kritik në Instagram për mungesën e nënshkrimeve të verës së klubit nga Anfield.

Sulmuesi pëlqeu një postim i cili u shfaq në llogarinë e golave ​​të Liverpoolit të hënën në mbrëmje, por më vonë ai e hoqi atë pëlqim.

Këto kritika mbetet të shihet nëse do të merren për bazë nga drejtuesit e klubit dhe të transferojnë ndonjë emër të ri. /Telegrafi/