Please enter at least 3 characters.

Rusia “dënoi fuqishëm” blerjen e “Javelin” nga Kosova, reagon analistja amerikane: Do të poshtëroheni në Ballkan

2024/01/419531663_1074189373899024_6971298073980035666_n.png

Rusia së fundmi ka “dënuar fuqishëm” blerjen e anti-tankeve “Javelin” nga Kosova, duke thënë se kjo është rrezik për destabilizim të Ballkanit.

Kështu është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

E ndaj deklaratës së saj ka reaguar analistja amerikane, Ivana Stradner.

Ajo përmes një postimi në “X” ka shkruar se Rusia do të poshtërohet në Ballkan në vitin 2024.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”.

Sot, Zakharova e Rusisë: “Ne dënojmë me vendosmëri çdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale ushtarake të Prishtinës”.

Mos bëni asnjë gabim. Rusia do të poshtërohet në Ballkan në vitin 2024”, ka shkruar Stradner. /Telegrafi/