Rruga e tmerrit që e kalojnë kosovarët në kufirin e Hungarisë (Video)
13/02/2015
Televizioni boshnjak AA paraqiti një reportazh nga kufiri serbo- hungarez ku shihen një grup kosovarësh duke kaluar në drejtim të Hungarisë.
Gjatë intervistimit të njërit nga këta kosovar, ai u deklarua “Veç fëmijët merrmi, siguroju ushqim, unë do të kthehem në vend. Nuk jetohet me 130 euro social”, ka thënë ky kosovar.
Ndërkaq një banor i brezit kufitar shpreh keqardhje për të gjithë kosovarët që po kalojnë në këtë pjesë.
“Çuditemi si po mund udhëtojnë kaq gjatë me fëmijë, mandej bile edhe gra shtatzëna. Më tutje është një gropë e thellë me ujë, po çuditemi si po munden të kalojnë. Për ndryshe neve s’po na pengojnë asgjë, vetëm sa po na dhimben”, tha njeri nga banoret lokal në kufirin serbo-hungarez.


