Please enter at least 3 characters.

Rron Zeqiraj shpallet nënkampion ballkanik në karate, fiton medaljen e argjendtë

Sportisti i ri kosovar, Rron Zeqiraj, ka arritur sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur nënkampion ballkanik në kategorinë U13 -47 kg në Kampionatin Ballkanik 2026.

Zeqiraj, i cili përfaqëson Klubin e Karatesë Fushë-Kosova, zhvilloi paraqitje të suksesshme gjatë garës, ku arriti të fitojë katër ndeshje radhazi, duke siguruar kalimin në finalen e madhe.

Në ndeshjen finale, ai u përball me një sportist nga Mali i Zi, ku pas një përballjeje të fortë dhe fillimisht duke qenë në epërsi, u mposht dhe u rendit i dyti, duke fituar medaljen e argjendtë.

Sipas klubit të tij, Klubi i Karatesë Fushë-Kosova, performanca e Zeqirajt është vlerësuar si dëshmi e disiplinës, përkushtimit dhe talentit të tij sportiv.

Ky sukses është përshëndetur edhe nga komuniteti sportiv lokal në Fushë Kosovë, si dhe nga Federata e Karatesë së Kosovës, duke e cilësuar si një arritje të rëndësishme për sportin e karatesë në vend. /Telegrafi/