Please enter at least 3 characters.

“Rrokum Roll”: Matja e parë e opinionit paraqet Vjosa Osmanin si lidere të preferuar të LDK-së! (Video)

Sipas anketimit të këtij televizioni, pas saj më i preferuari doli ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i pasuar nga Lutfi Haziri.

Ndërkaq, më së paku vota morën lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa, e aktivistja Donika Gërvalla.

Vjosa Osmani, e kontaktuar nga moderatori i emisionit, Fidan Jupolli, u falënderua për hapësirën që ia kushtuan zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Ajo po ashtu u shpreh e gëzuar se me këtë sondazh që kreu “Rrokum Roll” do të jetë më e gatshme ta konsiderojë seriozisht idenë për të konkurruar për kryetare të LDK-së. Por, siç tha ajo, këtë do ta bëjë publike më 15 maj, ditën kur kryhet faza e parë e kandidimeve për pjesëmarrje në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së. /Rrokum/