Please enter at least 3 characters.

Rrokulliset me traktor, humb jetën 55-vjeçari në Skenderaj

2016/01/rrokulliset-traktori-vdes-37-vje-ccedil-ari_hd.jpg

Një burrë rreth 55-vjeç ka humbur jetën sot në fshatin Kotorr të Skenderajt, pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor gjatë punës në pyll.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, më 12 qershor 2025.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës,” ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Policia ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal.