Rrokulliset kamioni gjigant në një autostradë në Illinois, derdhet afro 100 mijë kilogramë salcë molle
08/10/2025
Disa korsi të një autostrade në qarkun Franklin të Illinois u mbyllën, ndërsa ekipet punonin për të pastruar rrëmujën e lënë nga një kamion i rrokullisur të cilit i është derdhur ngarkesa e tij me salcë molle.
Policia e Illinois tha se aksidenti me një automjet të vetëm ndodhi rreth orës 4:48 të mëngjesit të së hënës në autostradën ndërshtetërore 57 në drejtim të veriut, në kilometrin 76.
Nuk u raportuan të lënduar në incident, por salca e mollës u derdh në rrugë, transmeton Telegrafi.
Rick's Towing me seli në Mount Vernon u thirr në vendngjarje për të ndihmuar me pastrimin.
Biznesi tha se rreth 100 mijë kilogramë salcë molle u derdhën në rrugë. /Telegrafi/


