Please enter at least 3 characters.

Rrjedhin numrat e telefonave të 419 milionë përdoruesve në Facebook

2019/09/fcbdata.jpg
370:"BERLIN, GERMANY - SEPTEMBER 12: A visitor uses a mobile phone in front of the Facebook logo at the #CDUdigital conference on September 12, 2015 in Berlin, Germany. The world's largest social media network was launched by Mark Zuckerberg and his Harvard College roommates in 2004, and had its initial public offering in February 2012. (Photo by Adam Berry/Getty Images)
12:"Getty Images

Më se 419 milionë numra telefonikë të përdoruesve të Facebook janë ekspozuar në një bazë të të dhënave online.

Sipas TechCrunch, përcjell Telegrafi, këto të dhëna kishin informacione për 133 milionë përdorues amerikanë, 18 milionë përdorues britanikë dhe 50 milionë përdorues vietnamezë.

Aktualisht kjo bazë e të dhënave është offline, pasi TechCrunch kishte kontaktuar ekzpozuesin e saj.

Facebook konfirmoi raportin dhe është duke hetuar sesi kjo bazë është ekspozuar.

Një zëdhënës i kompanisë pretendonte se në fakt janë 210 milionë përdorues të prekur, pasi të dhënat sipas tyre janë të dyfishuara.

Mendohet që të dhënat janë grumbulluar me të njëjtin mjet që Facebook çaktivizoi në muajin prill të 2018-së pas skandalit Cambridge Analytica. /Telegrafi/