Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, vetëm gjatë ditës së djeshme ndodhën 81 të tillë
07/08/2019
Një numër i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Sipas statistikave të përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, numri i aksidenteve në komunikacion në 24-orët e fundit arrin në 81, 30 prej tyre me persona të lënduar kurse në 51 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 479 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 34 persona, 24 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/Fotografi ilustruese:


