Please enter at least 3 characters.

Rritet bilanci i viktimave dhe arrestimeve në Turqi

2016/07/7-turqi.jpg
15:"© Getty Images

Ka shkuar në 300 numri i viktimave të dhunës së shkaktuar nga grushti i dështuar i shtetit në Turqi.

Raportimet e fundit të mediave të huaja, duke cituar zyrtarë të lartë policorë në Turqi, thonë se mes tyre llogariten 41 oficerë policie, dy ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë. Ndërsa, të plagosurit janë mbi 1.400.

Ndërkohë, deri më tani janë arrestuar 2.893 ushtarë.