Please enter at least 3 characters.

Rreth 20 të vdekur pas dy sulmeve terroriste në Siri

2016/06/SIRIS.jpg

Të paktën 20 persona duke përfshirë 13 civilë u vranë sot në dy sulme terroriste, njëri prej tyre me autobombë në afërsi të mauzoleumit shiit në Sayeda Zeinab, rreth 10 kilometra nga Damasku.

“Bilanci i dy sulmeve u rrit në 20 të vdekur, duke përfshirë 13 civilë dhe rreth 30 të plagosur”, deklaroi për median Rami Abdel Rahmane, drejtor i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).