Rrahje në një lokal të Pejës – i dyshuari bie nga ballkoni duke tentuar t’i shpëtojë policisë
Një person ka marrë lëndime trupore të enjten rreth orës 22:30 në rrugën “Madeleine Albright”, në Pejë, pasi ishte rrahur nga dy persona të tjerë.
Sipas në njoftimi për media bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekёsor nё QKMF e mё pas në spitalin rajonal nё Pejё.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 09.07.2025, rreth orёs 22:30, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në njё lokal nё rrugën ‘Madeleine Albright’ nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё në vendin e ngjarjes, ku nga dëshmitarёt kuptojnё se viktimën e kanё sulmuar fizikisht dy persona tё dyshuar tё cilёt janё larguar nё drejtim tё panjohur. Viktima e këtij rasti ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё QKMF e mё pas në spitalin rajonal nё Pejё”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, janё identifikuar tё dyshuarit dhe me datёn 10.07.2025, rreth orёs 14:15, ёshtё identifikuar lokacioni i njёrit nga tё dyshuarit, i cili ishte nё njё banesё nё Pejё, ku ёshtё kёrkuar dhe nuk ёshtё hapur dera e banësёs.
“Policia ёshtё njoftuar nga qytetarёt se njё person ka rёnё nga ballkoni i banesёs në njё ballkon në banesёn tjetёr njё kat mё poshtё. Policia ka kuptuar se ai ishte personi i dyshuar i cili kёrkohej nga Policia, me ç’rast ёshtё njoftuar emergjenca dhe zjarrёfikёsit, ku tё dyshuarit i ёshtё dhёnё ndihma nga ekipi mjekësor dhe i njëjti ёshtë dёrguar me autoambulancё në Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas në QKUK-Prishtinё, pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve”, thuhet në njoftim.
Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit i ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48 orёsh, kurse i dyshuari i dytё i kёtij rasti ёshtё nё kёrkim policor dhe i njëjti ёshtё i njohur pёr Policinё. /Telegrafi/


