Please enter at least 3 characters.

Rozana, në pritje të emisionit të saj në BBF

2016/01/f.1001150656245_m.jpg

Njerëzit akoma nuk e kanë harruar publicitetin e madh që iu bë gjatë verës emisionit të këngëtares Radi, i cili ishte parashikuar që të niste brenda muajit shtator.

Megjithatë janë disa probleme që e kanë penguar Radin, që ta realizojë synimin e saj, që të vihet në pozicionin e prezantueses.

“Ju duhet ta dini që pronari i BBF-së ka bërë aksident dhe për këtë arsye është shtyrë edhe bërja e emisionit. Ai është ndër personat kryesorë që do sponsorizojë emisionit dhe ka dorë edhe në realizimin e tij. Kështu që unë e kam të pamundur të filloj. Por nuk mendoj se do jetë e pamundur, pasi që, së shpejti do të bëhet publik edhe ai”, ka thënë këngëtarja për gazetën “Korrieri”.

E angazhuar momentalisht në një rol si aktore, ajo do t’i prezantohet publikut ndryshe, ndonëse aktrimi nuk është “toka e pashkelur” për këngëtaren, e cila ka studiuar katër vjet në këtë profil. Mësohet se roli i saj më i fundit do të jetë në shfaqjen e regjisores, Andja Xhunga, me titull “Kazanova baby” i Jan Claude Danaud.